Deputetja e PD Rudina Hajdari ka sulmuar ashpër nga foltorja e Kuvendit deputetin e PS Damian Gjiknuri, lidhur me Reformën Zgjedhore. Sipas saj, komisionit për Reformën Zgjedhore i ka mbaruar mandati dhe se deklaratat e Gjiknurit në drejtim të “opozitës së vjetër” siç e cilësoi ajo, janë të papranueshme. “Kodi Zgjedhor duhet të ndryshojë. Të bëhet kandidimi me lista të hapura. Marrëveshjen për Kodin e Ri e keni bërë me opozitën e vjetër. Duhet të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Marrëveshjen PS duhet ta kërkojë me ne, jo me ata që ikën”, deklaroi Hajdari.
Postime te ngjashme
Add A Comment
