Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Hajde më tako nëse je burrë”/ Zbardhen SMS e të rinjve para sherrit që i mori jetën 20-vjeçarit në Tiranë

18:15 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9o 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbulohen detaje nga sherri mes të rinjve që i mori jetën 20-vjeçarit Stivens Toshkesi orët e para të 18 prillit në kryeqytet.

Sherri mes të rinjve ka nisur që në janar të vitit 2022, kohë kur sipas gazetarit Arsen Rusta, një shok i Enzi Manzes dhe Axel Hoxhajt identifikuar me iniciale A., ka mësuar se ish-shoqja e tyre e klasës nga gjimnazi privat, kishte nisur një raport intim me Stivenin.

Në dosje thuhet se fillimisht shtetësja me iniciale F. ka marrë mesazhet me përmbajtje “Sa e bukur je bërë, ndahu nga i dashuri se të dua unë” nga ky person.

Këto mesazhe rezulton se F. ia ka treguar të ndjerit Stiven Toshkesi, i cili i ka thënë “nëse A. të shkruan sërish, më thuaj”. Pas kësaj situate, Stiven rezulton se i ka dërguar një mesazh shtetasit A., duke i thënë “mos e ngacmo më F”.

Ky komunikim rezulton të ketë qenë fatali, pasi pas kësaj përgjigjja që do të merrte nga shtetasi A ishte: “Po je burrë, eja më tako dhe mos më shkruaj!”

Stiven po kthehej në shtëpi me makinën e tij dhe në rrugë përballet me Axel Hoxhajn dhe Ensi Manzen. Hoxhaj shkon menjëherë nga ana e shoferit dhe përleshet me Toshkesin, të cilin e qëllon me një hanxhar, ndërsa Manze mban derën e pasagjerit në mënyrë që të pengonte që shoku i të riut të dilte nga mjeti për ta ndihmuar.

Por, ai del dhe përleshet me Manzen. Më pas shkon të ndihmojë shokun e tij, por ishte shumë vonë. Hoxhaj e kishte qëlluar të riun me hanxhar dhe Stiveni po përpiqej të mbijetonte.

Manze pas krimit është fshehur për disa minuta tek kodrat e liqenit artificial dhe më pas ka telefonuar babanë për t’i treguar çfarë ka ndodhur.

mesazhe Tirane Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.