Një bankomat i një banke të nivelit të dytë, është vjedhur me thyerje në orët e para të ditës së sotme, nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14, ku personat dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës
Informacion paraprak
Më datë 09.06.2019,në lagjen Nr.14, Durrës, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.