Mediat kanë publikuar lajmin se hakerat që kanë sulmuar institucionet shqiptare së fundmi edhe sistemin TIMS në dogana të cilët identifikohen me faqen “Homeland Justice”, kanë nxjerrë në shitje të dhënat e serverëve që ata disponojnë.
Sipas tyre, përmes një postimi në rrjetet sociale ata ofrojnë 800 GB të dhëna për 900 dollarë.
Por burime për tirananews e mohojnë një fakt të tillë duke theksuar se nuk është e vërtetë si lajm. Kujtojmë që gjatë muajit korrik hakerat sulmuan administratën dhe ministritë duke bërë publike komunikimet përmes e-maileve.