Numra telefoni të qytetarëve dhe dokumente të klasifikuara sekret të policisë, ministrive dhe vetë qeverisë shqiptare, janë publikuar së fundi në rrjet nga autorët e sulmit kibernetik ndaj platformës e-albania.
Ndryshe nga çfarë deklaruan institucionet se databaza shtetërore nuk ishte prekur, dosjet e publikuara nga organizata Home Land Justice përmbajnë e-maile dhe dokumente të ministrave Bledi Çuçi, Niko Peleshi, sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë dhe drejtoreshës së AKSHI-t.
Dokumente të klasifikuara, e-maile të ministrave, shkresa të institucioneve dhe një databazë e re me numra telefoni të shtetasve shqiptarë, janë publikuar nga grupi Home Land Justice që mori përsipër sulmin ndaj platformës e-albania pak javë më parë. Ndryshe nga çfarë deklaruan institucionet shqiptare se të dhënat ishin të sigurta, në fakt, rezulton se gjithçka është kopjuar nga autorët e sulmit kibernetik. Ata kanë publikuar së fundi e-mailet e ministrave Bledi Çuçi, Niko Peleshi dhe madje edhe vetë drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
