Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Haki Çako flet për situatën e zjarreve në Shqipëri: Nuk rrezikohen banesat, ja kush janë zonat më problematike

21:26 / August 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi se situata me flakët në Karaburun, Vlorë dhe Kukës vijon të jetë problematike, teksa po mbahet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për jetën e qytetarëve apo banesave.

Në një lidhje telefonike për “Ditari” në A2 CNN, Çako tha se ndër vatrat më serioze mbetet Maja e Runës në Kukës dhe në Mal të Zi, duke theksuar se operacioni do të vijojë deri në eliminimin e vatrave.

“Vijon operacioni me helikopterin holandez dhe Forcat e Armatosura në terren, shpresojmë ta finalizojmë sa më shpejt. Janë dy qarqe me probleme serioze, Vlora dhe Kukësi në Majën e Rrunës dhe në zonën e Malit të Zi. Ka forca të shumta zjarrfikëse dhe vijon puna. Situata është nën kontroll, nuk ka qytetarë apo qendra të banuara të rrezikuara. Operacioni do të vijojë deri në eliminimin e vatrave”, u shpreh ai.

Sa i përket shkaktarëve të zjarrit, Çako tha se në pjesën dërrmuese janë tendenca kriminale dhe qëllime pastrimi e djegie kullotash. Ai theksoi se do të shihet mundësia për të sugjeruar sanksione të reja në ligjin shqiptar.

“Faktorët janë kompleksë, por ka tendenca të tjera kriminale dhe qëllime pastrimi e djegie të kullotave. Ka informacion që individë apo persona me dashje por i mbetet për hetim të mëtejshme organeve ligjzbatuese, se pjesë e këtyre zjarreve kanë qenë me tendenca kriminale, në distanca që nuk lidheshin e ato ku kemi operuar. Në këto kushte ne do të vlerësojmë çdo iniciativë ligjore për të sugjeruar sanksione në kod për zjarrvënie, se sjellin pasoja për ekonominë dhe fermerët shqiptarë. Në këto kushte do të merret në konsideratë sugjerimi për sanksione. Ne disponojmë informacione nga persona të caktuar për të zbardhur iniciativën dhe skemën për grupin e strukturuar”, shtoi Çako.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut

13:00 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026

Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

12:51 / September 15, 2026

Pamjet e reja nga Shtëpia e Bardhë, Trump prezanton portin luksoz të helikopterit: Po rikthej bukurinë dhe shkëlqimin në nivele të papara

12:49 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.