Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Hapen aplikimet për doktoratura në Universitetin e Tiranës, ja kriteret e reja për gradë!

16:27 / May 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fakulteti i Histori Filologjisë 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paraprakisht, Senati Akademik ka miratuar rregulloren, e cila vendos kushte te forta si për fakultetet, ashtu dhe për ata që aspirojnë të marrin gradën “doktor shkencash”. Edhe koha e mbylljes së punimit nuk mund të zgjatet pafundësisht, siç është bërë deri vonë, por në pesë vite kalendarike.

KUSHTET PËR FAKULTETET

Jo çdo njësi bazë mund ta ofrojë si program studimi. Janë pesë kushte, nga burimet njerëzore që do të formojnë doktorantët, të cilët duhet të jenë medoemos me tituj “profesor” dhe “profesor i asociuar”, bazën didaktike mbështetëse e deri te mbështetja financiare që duhet ta sigurojë vetë fakulteti me qëllim që të nxjerrë doktorantë nga dyert e saj. Çdo miratim kalon përmes Senatit Akademik. Por për këtë, njësia bazë ose departamentet, para se të bëjnë propozimin duhet të kenë të qartë fushën e kërkimin shkencor, afatet kohore për realizimin e studimit dhe se ku do t’i gjejnë fondet për procesin e studimit, të cilat mund të jenë me vetëfinancim ose përmes granteve për projekte kërkimore.

Në rast se bëhet fjalë për personel të brendshëm akademik, UT-ja mund ta mbështesë vetë atë por edhe mund të aplikojë për fonde në Agjencinë e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit apo çdo lloj institucioni tjetër financues, kombëtar a ndërkombëtar. Ndërsa kandidatët e tjerë duhet të vetëfinancohen ose të gjejnë mbështetje vetë nga subjekte të tjera.

PËR KANDIDATËT

Nuk ka më gradë me plagjiaturë. Rregullorja e doktoraturës e përcakton qartë që në hyrje. Atyre që iu është tërhequr një herë “veshi” nuk mund të kandidojnë, ndërsa të tjerët duhet të nënshkruajnë që do t’i përmbahen autenticitetit në krijimin e tyre.

“Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të së drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si dhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike”, citohet në kushtin e fundit të kërkesave që duhet të plotësojë aplikanti për t’u pranuar në ciklin e tretë.

Paraprakisht, një person që aspiron për gradë duhet të ketë përfunduar dy ciklet e para të studimeve e madje me rezultate të larta, të jetë i angazhuar pranë universitetit, të zotërojë mirë një gjuhë të huaj pasi me të do të shoqërojë publikimin në shqip, si dhe të ketë dy rekomandime nga personeli akademik që e ka spikatur midis të tjerëve. Këto janë kriteret gjenerale, pasi çdo departament mund të përcaktojë të tjera shtesë, bazuar në specifikën që ka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.