TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon përdorimin e ChatGPT

00:00 / April 1, 2023

Kujdes! Nëse në telefonin tuaj iPhone shfaqet ky njoftim tregon se ka probleme serioze!

23:49 / March 31, 2023

Korreshi: Mbi 20 deputetë janë me Bardhin, 2 ose 3 mbështesin Alibeajn

23:40 / March 31, 2023

Tifozët e Milanit duhet të shqetësohen për mungesën e Osimhen

23:30 / March 31, 2023

Stresi tregon si është raporti i tij me Keisin pas ‘Big Brother VIP’

23:23 / March 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Hapen aplikimet për maturantët, një javë afat për të plotësuar formularin

10:02 / February 25, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Maturantët që përfundojnë këtë vit gjimnazin dhe ata të viteve të mëparshme nisin zyrtarisht garën për të fituar një vend në universitet.

Javën e ardhshme, nga data 27 shkurt deri në 3 mars, Qendra e Shërbimeve Arsimore hap aplikimet me Formularët A1/A1Z, përmes të cilëve të rinjtë zgjedhin gjuhën e huaj që do të japin provim bashkë me lëndën me zgjedhje.

Paralelisht me këtë, maturantët po zhvillojnë orë të veçanta konsultimesh për provimet e fundit që do të mbahen në tri javët e para të muajit qershor. Të gjithë ata që do të rezultojnë kalues në këto provime, do të mund të pajisen me Diplomën e Maturës Shtetërore, duke gëzuar kështu edhe të drejtën që të aplikojnë për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë, qofshin këto publike apo private, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

PROCEDURA

Plotësimi i formularit A1/ A1Z është hapi i parë për maturantët, përmes të cilit ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet që do të zhvillojnë për këtë vit shkollor maturantët.

Formulari A1 duhet të plotësohet nga të gjithë maturantët që mbyllin studimet e shkollës së mesme përgjatë vitit 2023. Aplikimi, si çdo vit tjetër, bëhet online në portalin e Maturës. Në çdo rast, maturanti ndihmohet nga një mësues mbikëqyrës për të shmangur gabimet në plotësimin e tij.

Maturanti ka të drejtë që të zgjedhë vetëm një lëndë nga lista zyrtare e lëndëve të miratuara, për ta dhënë si provim me zgjedhje.

Për shkollat profesionale bëhet e ditur se teoria profesionale është e zbërthyer sipas indeksit të shkollave. Maturantët e shkollave profesionale lëndën me zgjedhje duhet ta përzgjedhin detyrimisht nga lista që është e përcaktuar vetëm për këtë profil shkollash.

Procedura ndiqet ngjashëm edhe për maturantët e vjetër, të cilët plotësojnë Formularin A1Z. Këtë dokument mund ta plotësojnë po ashtu edhe kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të cilët pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të QSHA-së rezulton se kanë detyrimin për të dhënë një ose disa provime të maturës, si dhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të Maturës 2023, por që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet publike apo private përgjatë vitit të ri akademik.

Edhe në këtë rast, plotësimi i këtij formulari do të ndiqet nga një mësues mbikëqyrës.

Këta maturantë do të bëhen pjesë e maturës, duke mbartur rezultatet e provimeve të dhëna në vitet përkatëse, si për lëndët e detyruara, ashtu edhe lëndën me zgjedhje.

Për të bërë plotësimin e formularit A1Z, kandidati duhet të paraqesë te mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga Komisioni i Maturës Shtetërore dhe Zyrës Vendore të Arsimit, i cili pasqyron provimet që ai ka dhënë, si dhe rezultatet që ka marrë në to. Vërtetimi krahas gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhëna: provimet e detyruara dhe notat e përshkallëzuar të marrë në secilin prej tyre, si dhe notën e përshkallëzuar të marrë në provimin lëndës me zgjedhje.

Matura maturantet provime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

NATO ndalon zyrtarisht stafin të shkarkojnë TikTok në pajisjet zyrtare

22:35 / March 31, 2023

Policia e Dibrës: I pavërtetë lajmi për dhunimin e shtetases në Bushkash të Matit

21:57 / March 31, 2023

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë: Ja si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para sherrit në Kavajë

21:20 / March 31, 2023

Këshilltari ligjor i Alibeajt në PD jep dorëheqjen

21:00 / March 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

NATO ndalon zyrtarisht stafin të shkarkojnë TikTok në pajisjet zyrtare

22:35 / March 31, 2023

Policia e Dibrës: I pavërtetë lajmi për dhunimin e shtetases në Bushkash të Matit

21:57 / March 31, 2023

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë: Ja si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para sherrit në Kavajë

21:20 / March 31, 2023

Këshilltari ligjor i Alibeajt në PD jep dorëheqjen

21:00 / March 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon përdorimin e ChatGPT

00:00 / April 1, 2023

Kujdes! Nëse në telefonin tuaj iPhone shfaqet ky njoftim tregon se ka probleme serioze!

23:49 / March 31, 2023

Korreshi: Mbi 20 deputetë janë me Bardhin, 2 ose 3 mbështesin Alibeajn

23:40 / March 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.