Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapen kutitë e Lezhës, Ndocaj vetëm një votë më shumë. Zguri: Lista e zgjedhësve, mollë e ndalume

11:23 / July 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar sot kutitë e 11 Qendrave të Votimit për bashkinë e Lezhës, pas kërkesës së paraqitur nga kandidati për këtë bashki, Eduart Ndocaj.

Në përfundim të numërimit rezultoi se në një kuti Ndocaj kishte një votë më shumë se sa ishte në procesverbal, votë e cila i kishte kaluar Pjerin Ndreut në numërim.

Por për kryetarin e KQZ-së, Klement Zguri ankimuesit duhet të kërkojnë listën e zgjedhjeve, kërkesë që e kishte bërë vetë Zguri po nuk ishte pranuar.

“Të drejtën për tu ankimuar e kanë kthyer në farsë. Listat e votuesve qënkan “mollë e ndalume” në këtë proces zgjedhor. Në disa raste kam kërkuar të ketë një verifikim të procesverbaleve të qendrës së votimit, listave të votuesve, është refuzuar. Kemi 11 kuti të hapura dhe realisht një pretendim i tillë refuzohet. Me keqardhje shoh që të drejtën e tyre për tu ankimuar më shumë e kanë ushtruar pëmes një “lideri” se një ndërgjegjësimi”, tha Zguri.

Ndërkohë dhe një ditë më parë PDF e quajti farsë hapjen e kutive. “Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore”,shkruante Ivi Kaso.

Lexo edhe- Hapja e 11 kutive nga KQZ, PD: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

22:20 / November 20, 2026

Prej 3 muajsh nën mbikëqyrje, Aldo Gjini i ‘Rrajave’ transferohet nga burgu i Drenovës në regjimin 41 bis

22:00 / November 20, 2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

21:18 / November 20, 2026

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.