Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Hapet Bienalja e 4-t Ndërkombëtare e Akuarelit, 310 artistë nga 58 shtete ekspozojnë pikturat në Tiranë

11:23 / March 15, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2344cc85 5808 44d4 87f9 3b0037d78bd3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Natyrë e qetë” është tema e Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit, që çeli në Tiranë edicionin e katërt. Këtë vit janë 310 artistë nga 58 vende të botës që prezantojnë punimet e tyre në bienale. Sipas organizatorëve tema “Natyra e qetë” është përzgjedhur për të kremtuar bukurinë e natyrës dhe jetës. Kuruar nga piktori Helidon Halitin dhe piktorja Ormira Lulani kjo ekspozitë është një event unik, që prezanton veprat origjinale të artistëve. Në Muzeun Historik Kombëtar anë veprat e 310 artistëve, mes tyre 150 profesionistë por edhe amatorë në këtë fushë, që prezantohen këto ditë në bienale.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë kuratori i ekspozitës, piktori Helidon Haliti, në fjalën përshëndetëse falënderoi edhe institucionet që bënë të mundur organizimin e bienales. Sipas tij, së bashku me kuratoren Lulani vendosën si subjekt kryesor “Natyrën e qetë”, ku artistët sjellin botën e tyre shpirtërore, që kanë kaluar gjatë pandemisë.

Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelit (IWS), z. Atanur Dogan mes të tjerave në fjalën e tij u shpreh se ndjen kënaqësi të veçantë sa here vjen në Shqipëri për organizimin e bienales. Ai e vlerësoi Shqipërinë për ndihmën që i jep artit. Sipas tij, me zhvillimin e artit zhvillohet dhe shoqëria duke u bërë më e shëndetshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, theksoi se për Muzeun Historik Kombëtar, është kënaqësi e veçantë që për të katërtin edicion të jetë mbartësi i kësaj bienale me tematika të ndryshme, të cilat kanë sjellë larmishmëri të ndryshme në artin shqiptar. “Kjo ekspozitë, e cila po realizohet në kohë kaq të vështira është një forcë tjetër mesazhi, që arti jep përballë vështirësive që ne mund të hasim në jetë. Kjo bienale është një vlerë e shtuar për kryeqytetin”, u shpreh drejtori Koçi.

Përgjatë aktivitetit u ndanë dhe disa çmime për artistët, të cilët kishin dhënë kontributin e tyre në bienale me punimet e tyre artistike. Bienalja këtë vit vjen me punë të artistëve nga 58 vende të botës, duke filluar nga vendet fqinje si Kosova, Italia, Greqia, Gjermania, Serbia, e duke vazhduar me vende të largëta si Australia,USA, Kanada, Kina, Rusia, Koreja e Jugut, El Salvador, Costa Ricca, e deri në Afrikën e largët.

Bienalja përmban emra të mjeshtërve botërorë, emra të njohur të akuarelit, si Alvaro Castagne, (Uruguai ) Sanislaë Zoladz ( Suedi ), Jose- Luis Corella (Spanje ), Eftim G. Risto ( Greqi), Atanur Doga (Kanada ), Hong Shan(Kine ), You Mee Park (Kore) La Fe (,Olga Litvinenko( Rusi) , etj. Por dhe artistë nga Shqipëria si piktori i njohur Skënder Kamberi, Ronald Runaj dhe emra të tjerë, që përfaqësohen me punët e tyre.

Kjo ekspozitë, e kthyer tashmë në një traditë, është një mundësi e shkëlqyer për të sjellë në Tiranë artistë nga më të mirët dhe për të promovuar pikturën me bojëra uji si dhe për të kthyer dhe njëherë vëmendjen tek zhanri i artit pamor në Shqipëri, edhe pse në kohëra të vështira të shkaktuara nga pandemia. Bashkëorganizatore, piktorja Ormira Lulani thotë se nuk mund të anulonin edicion e 4 të bienales, që me aq këmbëngulje e dëshirë e kanë çuar përpara. “Ishte e nevojshme të bënim diçka dhe të dilnim nga plogështia dhe “dëshpërimi”, që kishte kaptuar njerëzit. Vendosëm një temë të caktuar për bienalen, “Still Life”, natyrë e qetë. E pamë dhe e menduam këtë bienale si kremtimi i bukurisë dhe shkëlqimit të natyrës dhe jetës!”, shprehet Lulani.

Ky aktivitetet u bë i mundur falë bashkëpunimit të Shoqatës Kulturore VIZart, IËS Albania, si dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Ministrisë së Kulturës, Muzeut Historik Kombëtar dhe Bankës Credins. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datë 24 mars 2021 dhe do të vizitohet sipas udhëzimeve dhe masave për parandalim e përhapjes së Sars-Cov 2.

Helidon Haliti 1
Helidon Haliti 2
Helidon Haliti 3
Helidon Haliti 4
Helidon Haliti 5
Helidon Haliti 6
Helidon Haliti 7
Helidon Haliti 8

akuarel Bienalja Helidon Haliti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Helidon Haliti: Periudha e Veliajt në Bashki, ka qenë periudha më brilante për artin

12:32 / May 15, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.