Me hapjen zyrtare, ku ishin të pranishëm 100 pjesëmarrës nga të gjitha vendet anëtare të EUSAIR dhe jashtë saj, u zhvillua online edicioni i 6-të i “Javë sëBregdetit Mesdhetar dhe Strategjive Makro-Rajonale”. Ky aktivitet organizohet në dy periudha kohore, nga data 9 – 11 dhe nga data 22 – 23 nëntor dhe për herë të parë u organizua nga Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut së bashku. Nga fillimet modeste të një eventi vendas, është shndërruar në një event evropian me profil të lartë, duke u fokusuar në temat përkatëse si të vendeve anëtare të BE-së, edhe të vendeve joanëtare për çështje si (politika, inovacione, projekte kryesore, çështje mjedisore, etj) në rajon. Vetë ky event synon të rrisë ndërgjegjësimin për detin dhe brendësinë e tij, potencialin natyror dhe ekonomik për të cilinkrenohet dhe ravijëzon rreziqet si rezultat i fenomeneve natyrore dhe aktiviteteve njerëzore. Ky event mbledh bashkëpolitikanë, vendimmarrës, ekspertë, shoqërinë civile dhe publikun e interesuar nga të gjitha nivelet si vendor, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Siç theksoi Andreja Jerina, Koordinatore Kombëtare për Strategjitë Makro-Rajonale të BE-së në Slloveni nga Ministria e Punëve të Jashtme, anëtare e Bordit Drejtues të EUSAIR dhe Presidencës së Trios së EUSAIR, dhe Zuica Zmejkovska, Zëvendës shefe e Sektorit për Koordinimin e Fondeve Evropiane dhe Asistencave të tjera të Huaja dhe Koordinimit Kombëtar EUSAIR për fondet e BE-së në kuadër të Sekretariatit për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë konferencës për shtyp para hapjes zyrtare: Ky event i përbashkët sjell një dimension krejtësisht të ri, një shtet anëtar i BE-së dhe një shtet joanëtari BE-së, së bashku për organizimin e përbashkët të eventeve, diskutimeve serioze dhe shkëmbimeve të mendimeve, duke forcuar lidhjet ndërmjet vendeve evropiane. Kjo nuk do të ishte e mundur pa rolin e domosdoshëm lehtësues të EUSAIR Facility Point, si në zyrën e qeverisë për politikën e zhvillimit dhe kohezionit ashtu edhe në Izola. Kjo është arsyeja pse strategjitë makro-rajonale të BE-së njihen si laboratorë për Evropën e re. Ne jemi gjithëpërfshirës, ne ndërtojmë besimin e ndërsjellë, jemi të orientuar drejt së ardhmes dhe sjellim progres në rajon, në terren, si dhe tek njerëzit.”
Folësit kryesorë gjatë hapjes zyrtare nënvizuan rezultate konkrete të strategjive makro-rajonale dhe theksuan se pa bashkëpunim nuk ka zgjidhje të përshtatshme dhe nuk ka të ardhme të përbashkët (pikat kryesore nga fjalimet e tyre):
Kalinka Gaber, Sekretare e Shtetit, Sekretariati për Çështjet Evropiane, Maqedonia e Veriut
“Eventi i këtij viti është një tregues i një miqësie afatgjatë dhe një bashkëpunimi të fortë ndërmjet Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, ky takim është një hap më tej për të treguarpërkushtimin e vendeve të EUSAIR,me synim nxitjen dhe përforcimin e lidhjeve të bashkëpunimit të ndërsjellë, ku vendet anëtare të BE-së dhe vendet që nuk janë ende pjesë e familjes së BE-së, qëndrojnë në drejtpeshim të barabartë. “Dimensioni i ri” që synon të sjellë Java e këtij viti lidhet me vëmendjen që do të donim t’i kushtonim pjesëve pa dalje në det të makrorajonit të Adriatikut dhe Jonit, duke u mbështetur në ndërgjegjësimin e mëparshëm për detet dhe vijat bregdetare që ky event ka adresuar. Jam e sigurt se diskutimi në të gjitha takimet e parashikuara në kuadër të Javës së Bregut të Mesdheut dhe Strategjive Makro-Rajonale 2021 do të jetë frytdhënës dhe më e rëndësishmja, do të sjellë përfitimin më të nevojshëm për njerëzit e rajonit.
Gašper Dovžan, Sekretar i Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme, Slloveni
“Është thelbësore që brenda makro rajonit, ne të veprojmë në mënyrë të organizuar dhe në harmoni. Vendet tona mund të zhvillojnë dhe zbatojnë së bashku projekte shumë më të mëdha dhe me kosto efektive se sa me mjete individuale.Por të kuptuarit e thelbit të bashkëpunimit makro-rajonal dhe rritjes së ndërgjegjësimit të atyre që ende nuk i njohin makro rajonet dhe potencialin e tyre, është baza për punë efektive dhe rezultate të prekshme në detyrat operative. Një parakusht për një veprim të tillë efektiv është qeverisja adekuate e EUSAIR-it. Ne shohim përpjekje në strategjitë e tjera makro-rajonale në të cilat Sllovenia merr pjesë, për të krijuar dhe siguruar stabilitetin e strukturave të tyre mbështetëse të qeverisjes. EUSAIR ka tashmë një instrument të tillë në Facility Point. Do të doja të shfrytëzoja këtë rast për të shprehur vlerësimin tonë për rolin e domosdoshëm të Facility Point për funksionimin efektiv, qeverisjen e përforcuar dhe vizibilitetin e EUSAIR dhe rolin e saj në organizimin e këtijeventi.”
Senad Oprašić, Koordinator i Grupit Drejtues Tematik për Cilësinë e Mjedisit, Bosnje dhe Hercegovinë
“Ne jemi të lumtur që Maqedonia e Veriut është me ne për të kompletuar rajonin EUSAIR dhe për të promovuar bashkëpunimin në procesin e integrimit në BE. Të gjitha këto aktivitete do të ndihmojnë vendet eEUSAIR jo anëtare të BE-së të njohin rëndësinë e zonave të mbrojtura dhe planifikimit hapësinor. Është e një rëndësie të madhe që përfaqësuesit e vendeve të EUSAIR do të adresojnë problemet e tyre kryesore që duhet të zgjidhen në bashkëpunim të ngushtë me
vendet e tjera të EUSAIR. Përpara na presin shumë procese, si Agjenda e Gjelbër për Vendet e Ballkanit Perëndimor me 5 shtylla – 1. Klima, energjia, lëvizshmëria, 2. Ekonomia rrethore, 3. Çndotja,,4. Bujqësia e qëndrueshme dhe prodhimi i ushqimit dhe 5. Biodiversiteti.
Në këtë pikëpamje, dëshiroj të ftoj BE-në për mbështetje në hartimin e projekteve që do të jenë çështje kyçe për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për vendet e Ballkanit Perëndimor (jo anëtarë të BE-së). Mbështetja do të shihet nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë, aksesit në njohuri, si dhe aksesit në informacion, që është detyrë e EUSAIR Facility Point, për ta ndarë atë në proceset e zbatimit të aktiviteteve tona, për të rritur Lidhjen e Gjelbër dhe Blu, që do të na ndihmojë në procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të jetë një lajm i mirë për rajonin që BE të nisë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Puna e përbashkët është një hap përpara në këtë drejtim.”
Aleksej Skok, Nënkryetar, Bashkia e Izolës, Slloveni
“Ne jemi vërtet të nderuar që mirëpresim Javën e Bregdetit Mesdhetar dhe Strategjive Makro-Rajonale për të gjashtin vit radhazi në kuadër të projektit Interreg Adrion Facility Point. Kjo e fundit ka përmbushur më së miri pritshmëritë e qytetarëve të Izolës dhe tashmë është një nga praktikat më të mira të bashkëpunimit ndërmjet niveleve lokale, kombëtare dhe evropiane. Ne marrim pjesë që në fillim në projektet progresive makro-rajonale, pasi ato pasurojnë kulturën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës. Mënyra e vetme për t’iu përgjigjur në mënyrë serioze sfidave moderne, qofshin ato mjedisore, detare, transporti apo turistike, është kalimi i kufijve ndërmjet bashkive, rajoneve dhe vendeve. Ky event është një shembull i shkëlqyer i përgjigjes ndaj sfidës së përmendur më parë dhe nuk është vetëm ndërmjet Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut, Lubjanës dhe Shkupit; aty janë edhe Izola dhe Ohri dhe shumë qytete dhe qytetarë të të dy vendeve. Gjithashtu, ne jemi të bindur se rezultati nuk duhet të matet vetëm me kapacitetin financiar. Ka shumë faktorë të tjerë “të butë”, si shkëmbimi i njohurive, praktikat e bashkëpunimit dhe veçanërisht marrëdhëniet e ngushta ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe atyre që do të donin të anëtarësoheshin. Në projektet tona, ne shpesh e jetojmë procesin e zgjerimit shumë përpara realizimit të tij politik në të ardhmen.”
Pas hapjes zyrtare të Javës së Bregdetit Mesdhetar dhe Strategjive Makro-Rajonale ditën e mërkurën, më datë 10 nëntor, dy seminare do të pasojnë të nesërmen (»EUSAIR – Si mund të përfshijmë potencialet e inovacionit rreth projekteve kryesore?” dhe “Pikat e referimit të politikave të inovacionit në rajonet makro të BE-së/pellg detar). Në pjesën e dytë, më 22 nëntor, Maqedonia e Veriut do të organizojë “Takiminndërmjet zbatuesve kryesorë të EUSAIR dhe autoriteteve programore”,si dhe “Tryezën e rrumbullakët me temë: Rinia dhe mbrojtja e mjedisit”.
