Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hapet pika doganore me Malin e Zi në Grabom, Rama: Do shembim barrierat burokratike

15:33 / August 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
EDI RAMA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë hapur ditën e sotme pikën doganore në Grabom të Malësisë së Madhe. Kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të ndërtohet edhe ura që lidh Velipojën ne Malin e Zi ndërsa shtoi se kjo duhet të shërbejë si një urë lidhëse mes Ballkanit për ta garantuar të njëjtat liri dhe të drejta për lëvizjen e lirë si vendet e BE. Rama u shpreh se shpreson që Mali i Zi sa më shpejt të bashkohet në nismën “Ballkani i Hapur”, duke mos i kursyer thumbat për BE.

Sot është një ditë e mirë sepse bie një tjetër mur mes nesh, mes Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe për të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë dhe nga sot kanë një pikë kalimi dinjitoze për të kaluar përmes kësaj pike duke u ndjerë qytetarë të denjë të dyja vendeve tona. Nuk mjafton të hapësh një pikë të re doganore nëse së bashku nuk i heqim barrierat, dhe nuk e bëjmë në minutë kalimin pa humbur kohë për identifikimin e dokumenteve.

Kamionët duhet të presin për të kryer kontrolle dhe do duhet të bëjnë edhe dy kontrolle në një numër të konsiderueshëm rastesh. Së shpejti siç kam folur në Tiranë me Abazoviç, do angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipojën me pjesën e këtejme. Shpresoj që paralelisht me ndërtimin e urës, ne të bëjmë edhe shembjen e barrierave burokratike, tarifore dhe ajo urë të jetë urë kalimi pa pasur nevojë të ndihen sikur po ndahen nga një shtet në shtetin tjetër.

Kjo është ajo që ndodh brenda BE. Kudo ku ka ura bë vendet e BE, nuk ka barriera, ura dhe kontroll dokumentesh. Nuk kemi nevojë të shpikim gjë të re por ta bëjmë këtë hapësirë një hapësirë si në BE ku dominojnë katër liritë,. Kjo është nisma gjithpërfshirëse që synon që në të gjitha vendet e rajonit, njerëzit të ndihen të lirë dhe sipërmarrësit të ndihen me të njëjtin dinjitet si ata që lëvizin në BE.

Nëse për të hyrë në BE, ju duhet të presin nuk kanë pse të presin në Ballkan. Pika doganore që na bashkon që do të na bashkojë edhe më shumë është e hapur dhe uroj shumë që me qeverinë e Malit të Zi të përparojmë me shpejtësi dhe Mali i Zi të përfshihet pa humbur kohë në iniciativën e Ballkanit të Hapur”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria hap Konsullatën e Nderit në Napoli, Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit

20:20 / September 14, 2026

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026

“Ende nuk e kam humbur shpresën”/ EuReporter artikull për kryebashkiakun Veliaj

16:05 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.