Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapet Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm, sepse u nis mbrapsht. Janë 2 tunele dhe 4 ura

14:48 / September 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 09 05 at 13.46.45
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe aksi i Qukës-Qafë Plloçë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku. Ky segment prej 43 kilometra që sipas qeverisë do të lehtësojë trafikun në zonë, do të ndihmojë bujqësinë, turizmin e agroturizmin.

Projekti është me dy karrexhata dhe korsi ndihmëse ndërsa në disa raste, kur ka disnivele, ka edhe korsi të tretë. Rruga përfshin edhe dy tunele, njëri 710 metra dhe tjetri 300 metra i gjatë, katër ura, dy prej të cilave të varura metalike.

Projekti kishte nisur fillimisht në kohën e qeverisë së mëparshme, në vitin 2010-2011, por sipas zv.kryeministres Belinda Balluku u desh ribërë nga e para. “Nëse flet me inxhinierët të thonë se ishte një projekt i ftohtë dhe indiferent ndaj gjeologjisë së zonës, kushteve atmosferike që kjo zonë ka dhe për më tepër ndaj të gjitha ndërlidhjeve me fshatrat e zonës. Më pas projekti nisi në 2015-n, na është dashur ta rishikonim totalisht. Është 100% i ndryshuar”, tha zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Rama tha se është projekti më i gjatë dhe më i mundimshëm, për shkak se u nis mbrapsht. ”Tani është gjë e madhe që mbaroi dhe që edhe njerëzit e zonës, për të cilët është fitore e madhe, çlirim i madh, por të gjithë e kanë në dispozicion. Dukej sikur s’do mbaronte kurrë. E mban mend urën që kishin bërë, me 17 metra disnivel”, tha kryeministri Rama.

Qukës-Qafë Plloçë Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.