Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hapet thirrja për financimin e bizneseve 

18:15 / July 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biznes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hapur thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për vitin 2024.  Kjo thirrje mbështet zhvillimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme që ushtojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të vendit duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.

Drejtimet e Thirrjes për mbështetjen financiare nga Programi “Mbështje për Zhvillimin e Biznesit” janë disa. Konkretisht do të jepet mbështetje financiare për zhvillimin e aktiviteteve, me vlerë financimit deri në 2.5 milionë lekë dhe mbulim kostosh 100%. Kostot e mbulueshme janë Certifikimi i standardeve të prodhimit/shërbimit (përfshirë dhe konsulencën përkatëse); Pjesëmarrje në trajnime për rritje kapacitetesh; Pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare me stenda të gatshme; Promovimi i markës përmes digjitalizimit; Krijimi dhe ndërtimi i aplikacioneve dhe/ose platformave për e-Commerce; Përgatitje të materialeve promovuese (jo më shumë se 20% e vlerës totale të projektit).

Skema e dytë ofron mbështetje financiare për investime. Ku përfishen projekte për inovacionin me vlerë financimi deri në 1 milionë lekë, mbulimi i kostove 100%. kostot e mbulueshme janë Zhvillim/përmirësim teknologjik i produktit; Blerje aplikacioni për shërbim klienti apo menaxhim të dhënash; Blerje aplikacionesh dhe/ose programe apo paketa të ndryshme kompjuterike

Projekte për konkurrueshmërinë me vlerë financimi deri në 1,5 milionë lekë, mbulimi i kostove 100%. Kostot e mbulueshme lidhet me blerjen makinerive dhe/ose pajisjeve të punës që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produktit.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.