Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapet tregu i ri publik i Farkës, Krifca-Veliaj: Kushte dinjitoze për fermerët, çmime më të lira për konsumatorin

10:19 / May 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Farkë këtë të hënë është hapur tregu e ri “Agro Park” si hapësirë e nevojshme për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të shesin dhe blejnë produkte të ndryshme. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi se tha se ky treg do të ndihmojë për të pasur çmime më të lira për konsumatorin.

“Kjo vepër është me standarde të larta të sigurisë ushqimore vendase dhe të përputhura me standardet e BE, sepse ushqimet tregohen nëpër sipërfaqe që kanë brenda pika frigoriferike që i ruajnë produktet ushqimore. Për më tepër nëse deri më sot këto ushqime dhe prodhime operoheshin në kushtet faktike të një monopoli, tashmë kanë mundësi që të tregtohen me çmime shumë konkurruese”, tha Krifca.

“Ne duhej të ofronim një sipërfaqe tregtare model në bazë të eksperiencës evropiane për të ndërtuar këtë qendër të re bujqësore për të bërë më të mirë dhe të lirë jetën e konsumatorëve tanë që jetojnë në qytet por kanë pretendime që prodhimet ushqimore duhet t’i marrin sipas standardeve të BE-së”, tha ministrja.

“Me këtë treg kemi një qendër në të cilën do të bashkohen tregtarët e shumicës me ata të pakicës, fermerët ditore me konsumatorët finalë të Tiranës. Do të jetë një pol shkëmbimi informacioni dhe nevoje ku do të trajtohet kërkesa me ofertën dhe një zinxhir më i shkurtër tregtimi që do të garantojë edhe çmime shumë herë më të mira për konsumatorin final”, theksoi Krifca.

Kreu në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ky treg gjatë fundjavës do të kthehet në një panair për fëmijët dhe qytetarët që duan të mësojnë më shumë rreth tokës, frutave dhe perimeve. “Ky treg nuk pengon rrugën askujt. Është e rëndësishme të na lejohet të vazhdojmë me projektin e Unazës së Madhe. Sot më vjen mirë që institucionet janë bërë të gjitha bashkë”, theksoi ai. “Ajo që duam ne të bëjmë është që gjatë fundjavës ta kthejmë në një panair”, shtoi Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet, titullarin më të vlerësuar e zëvendëson Myrto Uzuni

21:37 / June 5, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europianë: Në fazën finale të negociatave, rruga e duhur për integrimin

20:14 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.