Është hapur sot Tuneli i 5 tek Sheshi Shqiponja dhe shumë shpejt pritet përfundimi i punimeve në Unazën e Re.
Ministrja Belinda Balluku ka informuar qytetarët se si do të bëhet kalimi përmes tuneleve.
“Qytetarët të jenë të kujdessëhm në hyrjen nëpër tunele. Tuneli 5 është ardhja nga Durrësi për të shkuar në Astir dhe shkon drejt Lanës. Ndërsa Tuneli 3 është për ata që vijnë nga Durrësi për të shkuar në Astir dhe për të marrë kthesën në këtë zonë. Tuneli 3 merr trafikun nga Astiri për ta çuar në Autostradë. Ndërsa tuneli numër 2 dhe 4 janë akset për Tiranë-Durrës, do hapen platformat që kalojnë mbi tunele, në nivelin 0 për të çuar njerëzit nga Tirana në Durrës ose nga Durrësi në Tiranë. Do të ketë edhe lulishte e rrugë për këmbësorë.
Ka ngelur vetëm seksioni i parë i tunelit 1 që kalon nga Astiri në Unazën e re, duhen 10 ditë për strukturimin dhe më pas 7 ditë për pajisjen me drita. Shumë shpejt jemi drejt përfundimit punimet në Unazën e Re,” tha ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku.
