Plani i qeverisë për hapjen me tre të hëna, ku listohen bizneset dhe shërbimet që do të hapen, konkretisht në datat 4, 11 dhe 18 maj mund të ndryshojë vetëm në një rast.
Në mesazhin e tij Rama thekson se ky plan do të ndryshojë nëse dinamika ndryshon negativisht.
Pra nëse shtohet numri i rasteve me të infektuar dhe kurba e pandemisë së koronavirusit rritet. Në fakt në dy ditë e fundit ka pasur numër të ulët rastet me të infektuar.
Sot u regjistruan vetëm 9 raste të reja.Në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë dhe në Krujë kemi 4 të prekur.
Në total Shqipëria ka 782 raste. Numri i të shëruarve është 488 dhe numri i rasteve aktive me koronavirus është 263.
