Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hapja e kufirit tokësor me Shqipërinë, Greqia shtyn afatin: Masat deri në 7 qershor

16:13 / May 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kapshtice
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia ka shtyrë sërish hapjen e kufijve tokësore me Shqipërinë. Ky fakt është bërë i ditur nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Në një njoftim për shtyp, mësohet se regjimi i hyrje-daljeve të shtetasve nga pika kufitare e Kapshticës, nuk do të ndryshojë deri në datën 7 qershor. Në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00.

NJOFTIMI

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se regjimi i hyrje-daljeve të shtetasve, nuk do të ndryshojë deri në datën 07.06.2021.

Në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona, të cilët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://ëëë.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

greqia Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Euronews: Protestat në Shqipëri përshkallëzohen në një përplasje diplomatike me Iranin

13:26 / June 13, 2026

‘Boom’ i apartamenteve turistike në Shqipëri, kërkesa nuk mban të njëjtin ritëm

09:19 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.