Rinumërimi i kutive të Lezhës tregon se procesi ishte i rregullt dhe sipas ministres Elisa Spiropali tregoi dhe njëherë se humbës ishte Lulzim Basha.
Në një dalje për mediat nga selia e PS-së, Spiropali tha se u faktua që nuk ka parregullsi.
“Zgjedhjet kur Basha humbet nuk mund të konsiderohen kurrsesi legjitime, por sot ata morën goditje përfundimtare. Prova më e mirë është rinumërimi i kutive në 11 qendra votimi në Lezhë. Kutitë u hapën pas ankesave dhe treguan se nuk ka pasur parregullsi”,- tha Spiropali.
