Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Haradinaj heq dorë nga gara, nuk do jetë më kreu i AAK

19:58 / February 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
03haradinaj1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për drejtimin e partisë në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen në muajt në vijim.

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Haradinaj bëri të ditur se procesi zgjedhor brenda partisë do të zhvillohet nga 20 shkurti deri më 6 qershor. Ai theksoi se vendimi për të mos kandiduar vjen pas një periudhe të gjatë në krye të subjektit, që nga themelimi i tij në maj të vitit 2000, si dhe pas rezultateve jo të kënaqshme në dy proceset e fundit zgjedhore të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit 2025.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, AAK siguroi gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Haradinajt, deri tani kandidaturën për kryetar të ri të partisë e ka shpallur Ardian Gjini, ndërsa nuk përjashtohen edhe kandidatura të tjera.

I pyetur për një kandidim të mundshëm për president, Haradinaj u shpreh se nuk do të jetë në garë. Ndërkohë, lidhur me qëndrimin e AAK-së për një mandat të dytë të Vjosa Osmanit në krye të shtetit, ai tha se partia ende nuk ka marrë një vendim.

Haradinaj është zgjedhur deputet në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës, e konstituuar së fundmi, ndërsa në zgjedhjet e dhjetorit ai ishte kandidat i AAK-së për kryeministër. Në të kaluarën, ai ka ushtruar dy herë detyrën e kryeministrit të Kosovës.

AAK dore gara haradinaj kreu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.