Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj propozon një konferencë për të përfunduar marrëveshjen me Serbinë në funksion të zgjidhjes së çështjeve mes dy vendeve.
Në letren dërguar SHBA-ve, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe, të njohur ndryshe si vendet e “quintit”, Haradinaj propozon një konferencë ndërkombëtare për të zgjidhur çëshjet e mbartura me Serbinë. Sipas Haradinaj, vetëm në këtë mëyrë Kosova do të revokojë taksën 100% të vendosura ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, të aplikuar vitin e shkuar, për të cilën Kryeministri i Kosovës ka theksuar se nuk do të revokohet deri kur Beogradi zyrtar të njohë sovranitetin e Kosovës dhe të ndalojë fushatën kundër saj në institucionet ndërkombëtare. Kryeministri Haradinaj në këtë letër thekson se SHBA dhe BE duhet të garantojnë implementimin e rezultateve të konferencës.
