Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Harta” e kokainës në Tiranë, zonat ku shitet më shumë ‘pluhuri i zanave’

23:15 / June 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
88806673 3C9A 4280 8CC9 A1076641DFB0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Buka e bardhë apo pluhuri i zanave janë disa prej pseudonimeve që përdorin shpërndarësit e kokainës në kryeqytet.

Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti policia e kryeqytetit ka sekuestruar 7.5 kg kokainë ndërsa vitin e kaluar në Tiranë u sekuestruan në operacione të ndryshme 9 kg kokainë. Shifrat tregojnë për rritje të konsumimit të kokainës por edhe forcës goditëse të policisë.

Zonat më të frekuentuara nga shitësit dhe grupet kriminale që merren me këtë aktivitet janë qendra e Tiranës, zona e Bllokut, Komuna e Parisit si dhe Kodra e Diellit.

Disa ditë më parë policia e Tiranës në zonën e Kodrës së Diellit sekuestroi 2.3 kg kokainë dhe arrestoi 5 persona. Ky rrjet kriminal drejtohej nga Kostaq Murtaj i cili përveç shitjes së kokainës kishte dhe një biznes të tregtimit të produkteve ushqimore në Sarandë.

Në industrinë e kokainës ai bashkëpunonte me 2 këshilltarët e porsazgjedhur të bashkisë sarandë Olsi Mylka dhe Shemsi Progda, të cilët veç angazhimit në drogë dhe politikë kishin dhe biznese. Në skemën e shpërndarjes së kokainës policia identifikoi dhe punonjësin e agjencisë shtetërore të kadastrës në Tiranë Donald Muhamuçi si dhe Ermal Lamaj.

Më 4 shkurt të këtij viti policia e Tiranës sekuestroi 2.1 kg kokainë dhe rreth 4 kg heroinë e cila shpërndahej nga një grup i drejtuar nga Brikena Frakulli e cila në këtë aktivitet kishte përfshirë dhe fëmijët e saj. Në këtë operacion në pranga ranë edhe Hortenca Biçakun, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.

Në një operacion të ngjashëm me më shumë se 20 të arrestuar më 22 mars policia e Tiranës sekuestroi më shumë se 2 kg kokainë. Hetimet zbuluan se kokainën grupet e shpërndarësve e siguronin nga një person i huaj, që vinte nga lindja e mesme e për autoritetet mbeti anonim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.