Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Hasan PASHA / Një përgjigje për shpifësit me flamur

17:50 / June 16, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hasan pasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Hasan PASHA

Herët kanë nisur akuzat e shpifjet e Partisë Demokratike ndaj Kryebashkiakut të Matit Agron Malaj. Eksponentë pa integritet, pa mbështetje në elektorat, pa moral, të shquar për abuzime me fondet publike dhe të njohur për mashtrime nuk kanë lënë mjet e formë antidemokratike pa shfrytëzuar për ta ndotur Agron Malaj.

Kohët e fundit, kur investimet nisën me intensitet të lartë në çdo skaj të Matit dhe ndryshimet u prekën nga qytetaarët, fermerët, fëmijët, nxënësit, mësuesit, mjekët, pensionistët, përfituesit e ndihmës ekonomike, ekstremistët e mbetur të PD-së iu rikthyen sulmeve, denigrimeve, shpifjeve.

Këtë herë vunë në lëvizje “qorrat” e PD-së në qendër. E dinin fare mirë se Malaj nuk kishte asnjë pengesë ligjore të vijonte punën si kryetar bashkie, por qëllimi ishte gjetkë. PD e shpartalluar në katër anët kërkon që Mati të mos ketë investime, ndryshime, prosperitet. Më çdo kusht rreken që kryebashkiaku të stepet dhe të ndalë hovin e punës.

Këto radhë i shkruaj për njerëzit e ndershëm, për ata që e duan zhvillimin ekonomik të Matit, për matjanët që i kanë besuar votën Agron Malajt. Le t’i lexojnë dhe ekstremistët e PD-së që vidhnin votat e zgjedhësve, që zhvasnin fondet publike, që abuzonin me tenderat, që dhunonin kundërshtarët politikë, që armatosnin militantët e tyre, që dorëzonin lista për reformë në polici e institucione. Dështakë të “liçensuar” është momenti të heshtni! U doli boja edhe para mbështetësve tuaj. Keni humbur shumë me sjelljen aspak qytetare.

Në vitin 2016, kur Agron Malaj u emërua drejtor i OSHEE-së për Rajonin e Burrelit (ku përfshiheshin rrethet Dibër, Bulqizë, Mat, Mirditë e Kurbin) dorëzoi pranë Departamentit të Administratës Publike Formularin e Vetdeklarimit, duke përshkruar me hollësi çdo moment të jetës së tij. Në Tetor të atij viti DAP-i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e subjektit Agron Rufat Malaj. Në përgjigjen zyrtare të këtij institucioni shkruhet e zeza mbi të bardhë: “Ky subjekt nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës”.

Në zgjedhjet lokale të qershorit 2019 socialistët e Matit, me konsensus të plotë të 1200 antarëve, si dhe të gjitha strukturave, organizatave të PS-së, 8 Këshillave Socialistë të Njësive Administrative dhe Asamblesë së Bashkisë iu propozua Kryesisë së PSSH-së që Agron Malaj të ishte kandidat për kryetar bashkie. Forumi i lartë i PS-së mori në konsideratë propozimin e bazës.

Në këto rrethana, me 13 maj 2019, Agron Malaj ka dorëzuar pranë KQZ-së Formularin e Vetdeklarimit. Dy ditë më vonë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht KZAZ nr.16 Mat për regjistrimin e kandidatit Agron Malaj si kandidat për kryetar bashkie.

Intrigantët e PD-së ditët e fundit rinisën avazin e tyre të kahershëm. I kërkuan Prokurorisë dhe KQZ-së të marrë masa ndaj Kryetarit të Bashkisë Mat. U çanë “dollapët” pranë PD-së. U ngrehën “gjelat” e saj në Burrel. Por gëzimi dhe verbëria e tyre zgjati pak. Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet KQZ-së me datë 08.06.2020 se: “Nga verifikimet e mbledhura rezulton se subjekti nuk ka asnjë masë sigurimi/ndalim/arrest apo dënime të tjera veç atyre të deklaruara në Formularin e Vetdeklarimit me nr.3232 datë 13.05.2019 të depozituar në KQZ.”

Referuar Kushtetutës së Shqipërisë dhe Kodit Penal Agron Malaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për ushtrimin e detyrës.

Duke mbyllur këto argumenta më duhet të sqaroj matjanët e më gjërë se puna në Bashkinë e Matit do të vijojë me kapacitet të plotë. Duhet të jemi besimplotë se Agron Malaj do të bëjë më shumë se sa ka premtuar në fushatën elektorale të vitit kaluar. Ndërkohë PD do të bënte detyrën ndaj mbështetësve të saj t’i kërkonte ndjesë Kryetarit të Bashksië Mat Agron Malaj. Në se nuk e bën këtë, ndëshkimi me votë, edhe nga demokratët, do të jetë i rëndë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por…?

11:20 / November 8, 2026

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

14:37 / November 7, 2026

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

19:31 / November 6, 2026

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

20:10 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.