Policia e Lezhës ka sekuestruar një sasi prej 68 kg lëndë narkotike në një automjet. Në sajë të operacionit të koduar “Rrethrrotullimi është arrestuar në flagrancë Z.B., 61 vjeç nga Shkodra.
Në rrethrrotullimin në hyrje të Lezhës, atij i kanë bërë shenjë ndalimi pasi dyshohej se transportohej lëndë narkotike. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së Shëngjinit duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, që ishin vendosur në pikë kontrolli për të ndaluar mjetin.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij mjeti, i cili është konstatuar dhe bllokuar në një rrugicë, në Ishull, Shëngjin.
Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan 68 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.
Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
