Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hashim Thaçi flet në Hagë: Reja e zezë mbi Kosovën nga akuzat e Dick Marty është hequr

13:48 / April 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1680606144 Screenshot3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se është i pafajshëm para trupës gjykuese në Hagë për secilën akuzë ndaj tij. Thaçi deklaroi se ngjarjet e 25 viteve më parë kanë dëshmi që do të nxjerrin në pah të vërtetën, duke shtuar se do dëshironte që sot në Gjykatë të dëshmonin shumë liderë të rëndësishëm të Kosovës e ndërkombëtarë që nuk jetojnë më, për pafajësinë e tij. Për Thaçin reja e zezë e Kosovës është hequr, referuar akuzave të Dick Marty ndaj UÇK-së të cilat u provuan në Gjykatë Ndërkombëtare si të pavërteta. Ai i kërkoi palës gjykuese që të mos marrin opinionet, botime të pasluftës apo mllefet politike si fakte duke thënë që beson në një proces të drejtë, transparent e të shpejtë.

“Si në çdo shoqëri demokratike edhe tek ne jo çdo bashkëluftëtar ka qenë bashkëudhëtar e bashkëmendimtar në procese politike të pasluftës. Në raste jo të pakta ambicia, interesa politike, ego personale tejkaloi realitetin e Ushtrisë Çlirimtare dhe vetë historinë e Kosovës. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë, por ne kemi një dëshmi të asaj kohe dhe dua të kthehem tek ajo që të zbulohet e vërteta.

Më vjen keq që nuk do dëgjojmë në këtë Gjykatë dëshmitë e Sekretares Madeleine Albright, Sekretarit të Jashtëm Robin Cook, Senatorit Robert Dole, Ambasadorit Richard Holbrooke, të presidentit Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Aganit, Adem Demacit dhe liderëve të tjerë. Ata do të kishin dëshmuar me emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme.

Jam i lumtur që shumë të tjerë si ata janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time. Në Kosovë e dinim gjatë gjithë kohë se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të SHBA-së nuk do të mund të ishim të lirë dhe të pavarur. E nderuar trupë gjykuese, kur raporti i Dick Marty mbushi titujt e mediave me akuza të sajuara për trafik organesh nga unë dhe ushtria, unë kërkova që të hetohej nga gjykata ndërkombëtare në mënyrë të pavarur.

Një Gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik organesh dhe se “Shtëpia e Verdhë” nuk ka ekzistuar kurrë. Gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr, pra kjo sakrificë ja ka vlejt. Unë pres të shfajësohem nga çdo akuzë në përfundim të këtij procesi.

Besoj te tribunalet e Hagës dhe Dhomat e Specializuara, unë jam intervistuar qoftë në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit, çdo bashkëpunim ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent qoftë në Prishtinë apo Hagë. Unë besoj në paqe, të vërtetë, pajtim dhe drejtësi dhe kam besim që ky proces do të jetë i drejtë, transparent dhe i shpejtë”, tha Thaçi para palës gjykuese.

Hashim Thaçi Ish-Presidenti i Kosovës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.