Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Hazard është në nivelin e Messit”

13:40 / June 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
afp en e7835e04b48d05c95c58ec9376e3b88a8a0ae207 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-portieri Hugo Gatti e analizoi kthimin e futbollit në La Liga dhe i befasoi shumë tifozë duke e krahasuar Eden Hazardin e Real Madridit me Lionel Messin e Barcelonës. Vendimi për rinisjen e La Ligës këtë muaj ka bërë që futbolli të kthehet si njëra ndër temat më të diskutuara në Spanjë.

Ish-portieri argjentinas, Hugo Gatti, i ftuar në emisionin spanjoll ‘El Chiringuito’ tha se Eden Hazard është në nivelin e bashkëkombësit të tij, Lionel Messit. “Nëse Hazard s’ka lëndime, si gjatë Kupës së Botës, ai është në nivelin e Messit. Ata të dy janë talente të mrekullueshme. Vetëm koha do të tregojë nëse Hazardi është kaq i mirë sa duket tani”, ka thënë Gatti, i cili së fundi ishte infektuar me koronavirus, ndërsa më parë i kishte mbijetuar kancerit.

Kur u pyet se çfarë ndikimi mund të ketë Hazardi në të ardhmen e Real Madridit, Gatti tha: “Këtë vit do ta shihni. Fakti është se ai ishte absolutisht më i mirë gjatë Kupës së Botës”. Përderisa Gatti beson se Hazard do të jetë një armë e fuqishme për synimet e Real Madridit për këtë sezon, ai insiston se “La Liga nuk fitohet nga një lojtar, por nga e gjithë skuadra”.

Hazardi s’ka arritur të kontribuojë aq sa do të kishte dashur që nga ardhja e tij në Santiago Bernabeu gjatë verës së kaluar nga Chelsea, pasi që është dëmtuar nga lëndimet e shumta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.