Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Helmimi i 370 qytetarëve në Krujë, Bashkia: Uji i shiut kontaminoi atë të pijshëm. Zbrazni depozitat!

17:16 / October 26, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uje 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej ditës së diel, në Spitalin Rajonal të Krujës janë paraqitur të paktën 370 qytetarë me shenja helmimi. Mosha më e vogël është ajo dy vjeç.

Në lidhje me rastin në fjalë ka ardhur edhe reagimi nga Bashkia e Krujës. Kjo e fundit shprehet se shirat e rënë gjatë fundjavës kontaminuan ujin e pijshëm.

Bashkia thotë se është e nevojshme të zbrazen depozitat e familjarëve dhe uji i tyre të mos konsumohet.

Sipas analizave figuron se në ujin që konsumuan pacientët kishte prezencë mbi normë të amoniakut.

NJOFTIMI:

Në vijim të situatës së ndodhur në qytetin e Krujës, ku gjatë ditës së djeshme, e Hënë datë 25/10/2021, janë paraqitur për ndihmë mjekësore një numër i konsiderueshëm banorësh pranë Spitalit Bashkiak “Stefan Gjoni” Krujë me komplikacione shëndetësore, të cilat dyshoheshin si shkak prej konsumimit të ujit të pijshëm, sqarojmë si vijon :

Menjëherë, si masë e parë prej dyshimit të ngritur, në orën 10:30 të ditës së Hënë, Ujësjellës Kanalizime Krujë sh.a ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e qytetit të Krujës dhe nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë kryer analizat e ujit në burim, në depot e qytetit dhe në pikat fundore të rrjetit shpërndarës. Gjithashtu, nga ana e Institutit të Shëndetit Publik janë marrë mostra të ujit dhe disa kampione tek pacientët e hospitalizuar për të analizuar dhe gjetur shkaqet më të detajuara.

Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Gjithsesi ky rast mbetet për tu verifikuar pasi analizat periodike te kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Dje janë analizuar edhe mostrat e ujit nga veprat e marrjes në Shkretë dhe në burimin e Livadheve, ku parametrat fiziko – kimike të të cilëve kanë rezultuar të jenë vazhdimisht brënda normave. Sot, janë analizuar nga NjVKSh mostrat e marra nga depozitat e qytetit të cilat kanë rezultuar brënda normave të lejuara. Gjithsesi, jemi në pritje edhe të analizave më të detajuara mikro – biologjike nga ISHP, të cilat do të japin të dhëna më të detajuara të normave të komponentëve të ujit dhe do të shërbejnë për çertifikimin e furnizimit në vijim të popullatës me ujë të pijshëm.

Përsa i përket furnizimit të popullatës me ujë të pijshëm në ditët në vijim, sqarojmë se UKK Krujë po vijon me dezinfektimin e depove të qytetit me anë te proçesit të klorinimit, ndërkohë analizat fiziko–kimike dhe ato mikrobiologjike do të çertifikojnë ri-fillimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.

Në mënyrë që të shmanget çdo rast i mëtejshëm kontaminimi, kërkohet që të mos konsumohet uji në depozitat familjare dhe dhe të bëhet zbrazja e tyre me qëllim pastrimin përfundimtar të rrjetit deri në pikat fundore.

Ndërkohë që autorizimi i përdorimit të ujit të pijshëm do të njoftohet nga UKK Krujë dhe Bashkia Krujë, pas çertifikimit të analizave përfundimtare nga ISHP të pikave fundore të shpërndarjes në të gjitha zonat e qytetit të Krujës.

Ekipi i punës i ngritur për manaxhimin e situatës me specialistët e UKK Krujë, Spitalit bashkiak të Krujës, Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor si dhe Institucioneve të tjera lokale dhe Qendrore, janë në gatishmëri për t’Ju përgjigjur kësaj situate deri në normalizimin e saj, situate e cila fatmirësisht po shkon drejtë stabilizimit pas komunikimeve të fundit me Spitalin Bashkiak.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.