Situata në Krujë është nënë kontroll dhe aktualisht pritet analiza e helmimit nga uji nga autoritetet. Kështu ka deklaruar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në përfundim të mbledhjes së qeverisë.
“Nga raportimet që më kanë ardhur nga ISHP dhe OKV janë ende në pritje të përgjigjeve të analizave përsa i përket analizave që janë marrë në funksion të pistave të ndryshme të hetimit. Dua të theksoj se tashmë në spitalin e Krujës gjendja është e kontrolluar.
Ditën e sotme janë rreth 14 qytetarë përfshirë edhe fëmijë dhe adoleshentë që janë duke marrë shërbimin, por gjendja ka qenë nën kontroll, spitali ka qenë në gatishmëri për të përballuar flukse, fatmirësisht ka ardhur në rënie” tha ajo.
