Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Helmohet ish-zv/kryeministri i Rusisë/ E braktisi Putinin në mars

00:02 / August 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

La postin e tij dhe u largua nga Rusia në shenjë proteste ndaj luftës në Ukrainë, dërgohet në spital me urgjencë pasi pësoi papritmas mpirje akute në krahë dhe këmbë ish zv. kryeministri rus. Specialistët ekzaminuan dhomën ku u sëmur Anatoly Chubais, por shteti perëndimor në Europë, ku ai jeton nuk bëhet me dije, pasi 67 vjeçari konsiderohej i rrezikuar nga Kremlini.

Lajmin për helmimin e tij e ka dhënë gazetarja Ksenia Sobchak, një ish-kandidate për presidente e Rusisë. Diagnoza fillestare është sindroma Guillain-Barré, por hetimet janë ende në vazhdim pas rasteve të përsëritura ku armiqtë e Putinit janë helmuar.

“Në këtë rast, diagnoza mund të ndryshojë. Dhoma ku ishte Chubais kur ai nuk u ndje mirë u ekzaminua nga specialistë me kostume të mbrojtjes kimike. Dhe policia mori në pyetje të gjithë dëshmitarët”, tha Sobchak.

Ndërkohë gruaja e tij Avdotya Smirnova, një regjisore filmash, tha se gjendja e Anatoly ishte ‘e paqëndrueshme’, sipas gazetares.

“Unë jam shtruar në një nga klinikat evropiane me një diagnozë të sindromës Guillain-Barré. Gjendje me ashpërsi mesatare, e qëndrueshme”, citohet të ketë thënë vetë Chubais.

Chubais dha dorëheqjen si i dërguari special i Putinit në organizatat ndërkombëtare në mars dhe u largua nga Rusia për të jetuar në mërgim në shenjë proteste për luftën.

Ai shihet si zyrtari më i lartë rus që ka dhënë dorëheqjen për këtë arsye, pasi ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kremlinit, duke udhëhequr privatizimin e ekonomisë ruse pas rënies së komunizmit në qeverinë e Boris Jeltsin.

Ai mbeti një lojtar kyç nën udhëheqjen e Putinit dhe nga viti 1998 deri në 2008 drejtoi monopolin shtetëror të energjisë elektrike të Rusisë, “RAO UES”. Për 12 vitet e ardhshme ai drejtoi RUSNANO, korporatën e nanoteknologjisë ruse dhe shihej si politikani më i shquar properëndimor në ekipin e Putinit.

Në fillim të qershorit ai u fotografua në një supermarket të Qipros, dhe më herët kishte raportime se ai kishte qenë në Izrael dhe Turqi.

helmim rusise zv.kryeministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.