Marjana Çmeta është dënuar me 32 vite burg për vrasje nga Gjykata e Krimeve të Rënda. E reja akuzohet për helmimin e vjehrrës së saj, ngjarja e ndodhur dy vite më parë, ku viktimë mbeti Lirie Lami.
22-vjeçarja është nënë e një fëmije të mitur, ndërkohë denoncimi në atë kohë është bërë nga bashkëshorti i të resë, pasi kishte rënë në dijeni të një video të bërë nga hoxha Hysen Shehu, ku Çmeta rrëfen krimin e kryer. Ndërkohë, janë aktekspertimet e bëra viktimës, që kanë nxjerrë në dritë shkaqet e vdekjes dhe nisjen e hetimeve për vrasje. Kështu, sipas aktekspertimit nr. 179, datë 23.05.2017, ka rezultuar se shkak i vdekjes së Lirije Lamit ka qenë helmimi me lëndë fostoksinë.
Lexo edhe- Helmoi vjehrrën, ja sa vite burg kërkon prokuroria për nusen në Kamëz
Në seancat e mëparshme Marjana Cmeta tha se knuk ka pasur debate me herët me vjehrrën apo me ish bashkëshortin e saj.
Për sa i përket regjistrimit që Hoxha Hysen Shehu i ka dorëzuar Prokurorit, Çmeta u shpreh se kur kam lexuar ato fjalë, m’u duk se ishin fjalët e dikujt tjetër.
Ajo akuzoi të afërmit e Oltjan Lamit dhe Hoxhën si përgjegjës të situatës. Në asnjë moment nuk pranoi ta ketë helmuar vjehrrën, por pranoi që ditën e ngjarjes ka pasur një përleshje fizike me të.
Ndërsa Oltion Lami, ish bashkëshorti i Marjanës në dëshminë e tij tha se nëna dhe ish gruaja edhe më herët kanë pasur konflikte dhe pikërisht për këto konflikte prindërit kishin ikur nga shtëpia.
