Ka lënë qelinë rreth orës 22.40 të mbrëmjes botuesi Henri Çili, ndaj të cilit gjykata vendosi masën e arrestit “detyrim paraqitje”. Ai u vu në pranga gjatë operacionit “Mezhgorani”.
Ai u prit jashtë komisariatit të Përmetit nga familjarët e tij.
Çili u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.