Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Heqja” e pasaportave diplomatike: Vendimi erdhi menjëherë pasi i dhuruam Lulzim Bashës fanellën e Kombëtares

17:35 / April 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-futbollisti Andi Lila, duke folur në edicionin e pasdites në “SYRI TV” me moderatoren Armela Ferko, ka folur në lidhje me vendimin për heqjen e pasaportave diplomatike futbollistëve.

Të dhëna pas kualifikimit dhe ndeshjeve në Euro 2016 nga qeveria e Ramës, po ky i fundit ka vendosur që tani të ua marrë me arsyetimin se skadojnë. Por për Andi Lilën, ish-futbollist i Kombëtares së 2016, vendimi erdhi çuditërisht vetëm pak ditë pas ndeshjes me Anglinë, ku Kombëtarja e futbollit i dhuroi kreut të opozitës Lulzim Basha një fanellë me numrin 9.

Pas kualifikimit në Europianin e 2016, të gjithë futbollistëve të kombëtares shqiptare iu dha për 10 vite pasaporta diplomatike nga qeveria, pasi jo vetëm ishin heronj, por edhe ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, siç u quajtën atëherë. Mirëpo, pa mbushur 5 vite nga ajo ditë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vendosi që futbollistëve kuqezinj t’u hiqet pasaporta diplomatike.

I ftuar në Syri TV, ish-lojtari i kombëtares shqiptare Andi Lila, i cili ka qenë pjesë e asaj skuadre që çoi Shqipërinë në Europian, u shpreh se ky vendim i qeverisë është i qëllimshëm, pasi erdhi në momentin që futbollistë dhe ish-futbollistë të përfaqësuese kuqezi i dorëzuan kreut të opozitës Lulëzim Basha fanellën me numrin 9, të shoqëruar me firmat e tyre.

“Vendimi erdhi menjëherë pas ndeshjes me Anglinë, kur ne i dhuruam Lulëzim Bashës fanellën e kombëtares shqiptare. Mendoj se ky vendim është i qëllimshëm. Është një tallje që i bëhet sportit në përgjithësi. Ekipi kombëtar i EURO 2016 nuk duhet t’i bëhej ky veprim pasi mendoj se është ekipi më i mirë që ka nxjerrë ky vend,”– tha gjatë intervistës së tij në “SYRI TV” ish-futbollisti Andi Lila

Lulzim Bashës pasaportave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.