Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Herë bën gastorin, herë të fortin e lagjes”, Basha paralajmëron Ramën: Mos i kalo caqet, do lutesh të kesh fatin e Nikola Gruevskit

17:46 / May 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha me gazetaret 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë një paralajmërim të fortë për kryeministrin Rama, ndërsa i tha të mos kalojë cakun.

Në një bashkëbisedim me mediat, Basha tha se nuk është ngritur për të mposhtur Ramën, pasi sipas tij ai është mposhtur nga lodhja, ndërsa theksoi se Rama duhet ta harrojë të mbajë pushtetin me dhunë dhe se në rastin më të mirë do të përfundojë si Nikolla Gruevski.

“Jemi në një vend anormal, me politikë anormale. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq të shkëputur njerëzit e thjeshtë të këtij vendi nga marrja e vendimeve? Arsyeja është humbja totale e drejtpeshimit që e mbanë një shoqëri bashkë i bën njerëzit të ndihen pjesë e një familje të madhe, kjo ka humbur sepse prej 6 vitesh vendi nuk qeveriset, por sundohet. Kjo ndjenjë e mungesës totale të normalitetit mori forma mbrëmjen e djeshme ku u gjetën përballë protestues të ardhur nga gjithë vendi, të bashkuar nga halle të ndryshme dhe kauzës për t’i kthyer Shqipërisë mundësinë të bëhet një vend i ngjashëm si vendet e tjera europiane dhe nga ana tjetër përgjigjen e një junte kriminale për protestuesit, por dhe qytetarët që dje kanë marrë doza të larta të gazit helmues, gazit lotsjellës.

Me mirëkuptimin për gazin që helmoi gjysmën e Tiranës, u pa qartë se sa i shkëputur është nga realiteti ky sundimtar që e sheh këtë ngjarje të shpaloset si një film nga vila e tij miliona dollarëshe në Surrel. Ky herë bën gastorin, herë të fortin e lagjes, arrogantin cinikun edhe kur fshihet pas bliandave. Është e qartë se kështu nuk mund të vazhdohet më. Sot nuk jam nisur të mundur Edi Ramën, atë e ka mundur lodhja, zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur arroganca. Sot ne jemi nisur për të kthyer normalitetin politik në vend e demokracinë. I bëj një paralajmërim të qartë kreut të klikës në pushtet: mos i kalo caqet, harroje se do të marrësh e do të mbash pushtet me dhunë, në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruveskit

Sot nuk jam nisur të mundur Edi Ramën, atë e ka mundur lodhja, zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur arroganca. Sot ne jemi nisur për të kthyer normalitetin politik në vend e demokracinë. Sot, kam një mesazh për Edi Ramën: Mos i kalo caqet, mos bëj të fortin pas autoblindave dhe gazit lotsjellës. Harroje që do të mbash pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do të kesh fatin e Nikolla Gruevskit.”, tha Basha

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marta Kos: “Super e Marta” për zgjerimin e BE-së, Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë të negociatave

09:36 / July 14, 2026

“Vuçiç është një partner i vështirë”/ Rama zbulon arsyen pse ‘Ballkani i Hapur’ u konsiderua një ‘ide e tmerrshme’

22:19 / July 13, 2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

21:59 / July 13, 2026

Tabaku nga Spaçi: Shteti ka dështuar të gjejë viktimat e diktaturës, asnjë familje nuk duhet të mbetet pa përgjigje

21:38 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.