Sot në Këshillin e Ministrave ka shkuar vendimi ende i pa miratuar për të mbyllur Fondin e Ekselencës. Fondi i Ekselencës është dhënë për 15 vite në vendin tonë dhe ka qenë një ndihmë e madhe për qindra studentë që sot krenojnë Shqipërinë në vende nga më të zhvilluara të botës, ashtu si nga ana tjetër ka patur raste të treguara dhe në media për nepotizëm.
Vendimi për mbylljen e Fondit të Ekselencës vjen pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se “ata që përfitojnë fondin nuk kthehen sërish në Shqipëri dhe për këtë shkak duhet të mbyllet”. Argumenti i Kryeministrit nuk është parësori përpara problemit që ka qëndrimi i të rinjve jashtë dhe vendimi i tyre për mos tu kthyer nuk ka të bëjë me Fondin e Ekselencës.
Shqipëria ka harxhuar 25 milionë euro nga buxheti i shtetit për një nga fondet më eficent në Shqipëri pavarësisht rasteve nepotike. Mbi dhjetëra mjek shqiptarë që ne pamë në lidhjet online në media gjatë pandemisë kanë përfituar Fondin e Ekselencës dhe sot drejtojnë reparte, departamete dhe shërbime mjekësore. Politika për të parandaluar rrjedhjen nuk ngadalësohet nga fondi, përkundrazi heqja e fondit do të bëj më të sigurt ikjen e të rinjve, si heqje e një mundësie mes shumë pak mundësive mbështetëse që kanë të rinjtë.
Fondi i ekselencës është si mbështetja për talentet në sport dhe kulturë sic ekziston dhe një debat i fundit. Nga ana tjetër heqja e fondit shkakton probleme sociale për të gjithë ata të rinjë që kanë nevojë për fondin.
Nga ana tjetër Fondi Ekselencës duhet të zgjerohet në politikën arsimore duke ndërtuar premisa të një programi të llogaritur ekonomikisht me një buxhet plus nga Ministria e Financave duke përfshirë mbështetjen ekonomike të një numri të konsiderueshëm studentësh të cilët duhet të dërgohen posacërisht për studime, duhen shtuar erasmuset dhe të kthehen të kualifikuar.
Politika arsimore me anë të mbështetjes mund ta kthejë fondin në misionin e ndërtimit të vendit me përvojë si nga Gjermania, Japonia, Polonia, Rumania dhe Italia së fundmi e cila shtoi mbështetjen financiare për studentët. Edhe nga ana tjetër në koncept politiko-ideologjik, heqja e fondit ka kontekst nacionalist, sovranist, aspak globalist dhe divers në raport me vlerësimet shoqërore.
