Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Hetime në 3 shtete për ‘skifterët’ shqiptarë, “shenja” që la njëri prej tyre në 100 grabitje

20:30 / May 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia franceze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat franceze kanë shkruar për operacionin e përbashkët të Shqipërisë dhe Francës, ku u godit një grup grabitësish shqiptarë.

Sipas tyre, hetimet kanë nisur që në verën e 2018- s, pas valës së grabitjeve që kishte goditur zonën e njohur si Lorraine, midis viteve 2017 dhe 2018.

“Gjatë kësaj periudhe, disa grupe grabitësish shqiptarë dhe kosovarë janë arrestuar në flagrancë nga Xhandarmëria dhe Policia Kombëtare”, shkruajnë mediat franceze.

Ndërkohë, hetimet e nisura një vit më parë u mbyllën në 23 prill, me arrestimin e një grupi kriminal të organizuar prej shtatë shtetasve shqiptarë të përfshirë në rreth 70 vjedhje me dhunë, të kryera midis shtatorit dhe dhjetorit 2018.

Dyshimet se grabitjet kryheshin nga një grup kriminal i mirorganizuar janë ngritur, pas madhësisë së fenomenit dhe ngjashmërive në mënyrën se si kryhej vepra penale. Duke iu referuar burimeve të Xhandarmërisë, mediat franceze bëjnë të ditur se hetimet për këtë grup janë shtrirë në disa vende të Europës Qendrore.

HETIMET

Pas arrestimit të disa personave për grabitje, hetuesit i drejtuan hetimet e tyre në një familje kosovare që ndodhej në jug të zonës së njohur si Thionville. Sipas hetimeve, ka rezultuar se kjo familje ishte baza e grabitësve dhe i siguronte atyre strehim dhe automjete, disa prej të cilave të vjedhura në Belgjikë.

Vëzhgimi i kryer identifikoi dy grupe grabitësish që për disa vite, lëviznin mes Francës dhe Shqipërisë. Kështu, pasi ata kryenin grabitjet me dhunë, udhëtonin drejt vendit tonë.

“Hetimet për ta u hapën në disa vende të tjera europiane, si Belgjika, Spanja, Italia dhe Gjermania, ku një nga anëtarët e grupit la ADN-në e tij në njëqind vende, ku kreu grabitje në vitin 2017.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026

“Projekti në Zvërnec, krenari për Shqipërinë’, Rama nga Brukseli: Ligji për zonat e mbrojtura, ndër më të mirët

20:26 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.