Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

HETIMET / Çfarë u gjet në makinën e vrasësve të policit në kryeqytet

17:56 / February 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben bilali 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e vrasjes së ish-policit Arben Bilali, ka në dorë prova të rëndësishme që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve.

Në makinën e përdorur për krimin janë gjetur dy armë zjarri automatike të modifikuara dhe dy maska që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Aktualisht, këto prova janë analizuar në Laboratorin e Kriminalistikës, ku janë fiksuar gjurmë gishtash dhe profile gjenetike duke bërë që të sigurohet një kampion ADN-je i vlefshëm për krahasim.

Fillimisht, janë verifikuar me të dhënat që ndodhen në sistemin e të dhënave të Policisë Kriminale, por aty nuk ka rezultuar asgjë. Burimet thanë se ekzekutimi i Arben Bilalit dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë, por nga verifikimet e deritanishme ata nuk rezultojnë të skeduar nga Policia shqiptare. Për këtë arsye, pritet që ADN-ja e përftuar nga provat e gjetura në makinë dhe gjurmët e gishtave, të dërgohet për krahasim në Europol, nëse autorët mund të kenë precedentë në vendet e Europës.

MAKINA

Automjeti tip “Mercedez Benz SLS”, me ngjyrë blu të errët, u gjet në afërsi të Mjull Bathores. Pas verifikimeve rezultoi se bëhej fjalë për të njëjtën makinë, me targat AA 757 RV, të vjedhura dy vite më parë nga një “Fiat Punto” në Vlorë, që ishte përdorur në krim. Nga verifikimi i numrit të shasisë së këtij automjeti, rezultoi se ishte vjedhur pak kohë më parë në Kosovë. Nga këqyrja në brendësinë e saj, ekspertët kanë fiksuar prova të rëndësishme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Por më të rëndësishmet janë armët që u gjetën në makinë, dy automatikë, me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja. Ish-polici Arben Bilali, dyshohet të jetë vrarë për hakmarrje. Në dosjen e Prokurorisë renditen të gjitha indiciet, provat dhe dëshmitë që e kanë çuar grupin hetimor drejt kësaj piste.

MOMENTI I VRASJES

Para se të mbetej i vrarë në atentat, mesditën e së mërkurës, Arben Bilali kishte qenë në shoqërinë e mikut të tij, shtetasit me iniciale A.Ç. Ky i fundit është marrë në pyetje si dëshmitar i ngjarjes dhe ka shpjeguar se si 50- vjeçari u vra sapo zbriti nga makina e tij tip “Golf 4”. Sipas materialit të referuar në Prokurori, A.Ç. ka deklaruar se bashkë me Arben Bilalin ka shkuar për të dërguar makinën në servis, pasi kishte një defekt dhe në momentin që janë kthyer ka ndodhur sulmi i menjëhershëm me armë.

Siç shihet edhe në pamjet e fokusuara nga një kamera sigurie në vendin e ngjarjes, pas automjetit tip “Golf 4”, ku 50-vjeçari ishte si pasagjer, është një makinë tjetër tip “Mercedes Benz CLS”. Në një moment, shoku i Bilalit ka ndaluar makinën vetëm për pak sekonda. Në këtë kohë Arben Bilali ka zbritur dhe shfaqet duke kaluar mes dy makinave. Sipas pamjeve, viktima duket kur kalon para mjetit të atentatorëve, madje edhe shikon drejt tyre.

Por sapo kalon rrugën dhe i afrohet trotuarit, makina e shokut të tij vijon rrugën drejt, ndërsa atentatorët i afrohen Bilalit dhe hapin zjarr drejt tij. Nga pamjet nuk duken autorët, madje as arma e krimit, pasi ata janë kujdesur që të mos ndalojnë dhe as të mos nxjerrin kokën jashtë. Mësohet se në drejtim të 50-vjeçarit ka qëlluar njëri nga autorët, i cili nuk ka zbritur nga makina. Ai ka qenë i ulur në sediljen e pasme pas shoferit dhe pa nxjerrë kokën në dritare, ka ulur xhamin duke qëlluar. / Panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në një resort në Dhërmi Granit Pepnika, zhvati 50 milionë euro nëpërmjet Call Center

15:55 / July 3, 2026

Drogë në tokën shtetërore/ Divjakë, sekuestrohen 44 kilogramë kanabis, tre të proceduar

11:34 / July 3, 2026

“Pastruan 30 mln euro”, SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës! Në gjykim 12 persona

20:57 / July 2, 2026

Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin

11:04 / July 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.