Ish kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako pritet të dëshmojë në Prokurori për ndërtimet e shembura në qytetin bregdetar si pasojë e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Mësohet se ai do të merret në pyetje nga prokuroria, pasi Bashkia e Durrësit është organi i drejtpërdrejtë që ka përgjegjësinë, pasi grupi i ekspertëve ka arritur në përfundimin se cilësia e ndërtimit ka qenë e dobët.
Vangjush Dako është artikuluar shpesh si një nga ‘peshqit e mëdhenj’, i akuzuar edhe nga Partia Demokratike për korrupsion pas publikimit të përgjimeve në të ashtuquajturën Dosja 339.
Ndërkohë SHBA e ka shpallur atë dhe familjen e tij persona non grata në vendin e vet.
