Shumë shpejt në Mat, tre pallate do të sistemojnë disa familje në nevojë. Pas një harrese 30-vjeçare, falë këmbënguljes së Bashkisë Mat po vijon me intensitet puna për ndërtimin e banesave sociale për familjet në nevojë.
Kryetari i Bashkisë Agron Malaj ka publikuar fotot nga ky investim madhor që do të transformojë jetën e shumë familjeve.
“Vijon puna për ndërtimin e banesave sociale me kosto të ulët në qytetin e Burrelit.
Investimi i Entit Kombëtar të Banesave dhe Bashkisë Mat përfshin ndërtimin e tre pallateve 6 katëshe”, shkruan kryebashkiaku Malaj.
.
