Një 76-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i një pallati në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10.30 në lagjen “Apollonia”, ndërsa dyshohet se e moshuara vuante nga depresioni.
NJOFTIMI I PLOTE
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
