Një 56-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “Kryengritja” e Fierit, ndërsa dyshohet se viktima kishte probleme të shëndetit mendor.
“Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bëri të ditur policia e Fierit.
