Ditën e sotme, klubet europiane që janë ende në garë për të ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve mësuan rrugëtimin e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm, teksa u hodh shorti për fazën e mbetur të Champions.
Kështu, u përcaktuan çiftet çerekfinale, ato gjysmëfinale edhe pse disa prej skuadrave akoma nuk kanë mbyllura fazën e 1/8-tave. Kështu, në çerekfinale fituesja e sfidës Real Madrid-Siti do të ndeshet me fituesen e sfidës Juventus-Lion.
Kujtojmë se, Reali është mposhtur 1-2 në ndeshjen e parë në Madrid. Po ashtu, edhe Juventus ka humbur 0-1 ndeshjen e parë në Francë. Sakaq, Barcelona nëse kalon Napolin me ndeshjen e parë në Itali që ka përfunduar në 1-1 do të ndeshet me fituesen e ndeshjes çelsi-Bajern, teksa bavarezët janë favoritë pasi kanë fituar 0-3 në Londër.
Një short i vështirë për Atalantën e cila duhet të masë forcën me PSG. Ndërkohë, Lajpcig në çerekfinale përballet me Atletiko Madrid. Sakaq, janë vendosur edhe ndeshjet gjysmëfinale.
Shorti për çerekfinalet:
Real Madrid/ Mançester Siti-Lion/Juventus
Lajpcig-Atl. Madrid
Napoli/Barcelona-Çelsi/Bajern Mynih
Atalanta-PSG
Shorti për gjysmëfinalet:
Fituesja e Real Madrid/Mançester Siti- Lion/ Juventus- Fituesja e Barcelona/Napoli-Çelsi/Bajern
Fituesja e Lajpcig-Atletiko Madrid- Fituesja e Atalanta-PSG
Fituesja e Finales Lajpcig-Atletiko Madrid-Fituesja e Atalanta-PSG do jetë ekipi pritës në finale