Kohët e fundit është konstatuar një shqetësim i madh dhe cenim i sigurisë publike nga përdorimi pa kriter i lëndëve piroteknike, nga qytetarë dhe subjekte të ndryshme private, kryesisht në orët e mesnatës në evente të ndryshme dhe festimeve familjare.
Gjatë mesnatës janë kapur në flagrancë 3 shtetas duke hedhur fishekzjarre në vende të ndryshme, konkretisht:
– Në rrugën “Arkitek Sinani”, është konstatuar shtetasi M. Xh.;
– Në rrugën “Omer Nishani”, është konstatuar shtetasi B. K.;
– Në rrugën ”Spiro Cipi” është konstatuar shtetasi A. V..
Lëndët piroteknike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhe për të tre rastet e mësipërme janë kryer veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi përdorimin e lëndëve plasëse”, parashikuar nga nenet 282 dhe 274 të Kodit Penal.
