Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hidrocentral për Kosovën në territorin shqiptar: Dy qeveritë do të firmosin dhe ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Prishtinë

18:41 / September 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
treni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria do të lejojë ndërtimin e një hidrocentrali në territorin e saj, i cili do të prodhojë energji për Kosovën.

Hidrocentrali synon të rritë sigurinë energjetike në Kosovë, e cila 90% të burimeve të energjisë i ka nga qymyri, ndërsa 90% e prodhimit të energjisë në vendin tonë është nga uji.

Burime zyrtare thanë se projekti i ndërtimit të një hidrocentrali për vendin fqinj do të zyrtarizohet gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në mes të këtij muaji.

Mbledhja në qytetin e Shkodrës së kabintetit Rama – Hoti do t’i hapë rrugë po ashtu edhe firmosjes së marrëveshjes për nisjen e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e një linje hekurudhore Tiranë – Prishtinë.

Ky projekt vjen disa muaj pasi pala kosovare ka firmosur një marrëveshje të ngjashme për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Beograd.

Një pikë tjetër dikutimesh do të jetë edhe funksionimi i pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Aktualisht Prishtina zyrtare nuk ka miratuar vendimin për të autorizuar zhdoganimin e mallrave në Shqipëri, por kamionët duhet të udhëtojnë përmes një sistemi tranzit dhe të zhdoganohen në Kosovë.

Pjesë e marrëveshjeve që do të firmosen janë edhe njohja e përbashkët e çertifikatave të produkteve bujqësore, diplomave dhe lejeve të punës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.