Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Himara pa kryetarë bashkie, prefekti Vangjel Tavo tregon formulën si do përzgjidhet drejtuesi i qytetit

16:20 / March 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tavo rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtuar pasi dy kryetarë bashkie ndodhen në burg.

Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14 majit, Fredi Beleri ndodhet pas hekurave deri në një vendim të formës së prerë për akuzën e shitblerjes së votave.

Ndërsa ai në detyrë Jorgo Goro dha dorëheqjen një ditë më parë pas një hetimi dhe akuzë zyrtare nga SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në tjetërsimin e disa pronave në bregdetin të Dhërmiut.

Në këtë situatë këshillit bashkiak i duhet të caktojë një drejtues të ri të përkohshëm. Sipas ligjit detyra i kalon atij që mban pozicionin e nënkryetarit të bashkisë, por në rastin e Himarës, janë dy nënkryetarë, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.

Parlamentit vendor tashmë i bie barra për të përcaktuar sipas ligjit për pushtetin vendor, kryetarin e ri në detyrë. Prefekti i qarkut të Vlorës,Vangjel Tavo, duke iu referuar nenit 61 të ligjit për caktimin e kryetarit të bashkisë në rast vakance, shpjegoi:

“Tani këshilli bashkiak mblidhet , në rast kur ka vetëm një kryetar ai del automatikisht në detyrë, por ne këtë rast kemi dy, këshilli i bashkisë cakton një nga këta. Nuk ka zgjedhje, ligji thotë cakton, se nëse do të ketë zgjedhje do ketë si zakonisht kuti e fletë votimi, por kur thuhet cakton pra vetë këshilli cakton, se si e dinë vetë ata”, tha Vangjel Tavo.

Për të mësuar se cili do të jetë drejtuesi i ri i bashkisë Himarë, në rastin më të mirë qytetarët do të presin deri nesër kur është parashikuar edhe mbledhja e radhës e këshillit bashkiak. Por nëse kjo pikë nuk do të diskutohet në rendin e ditës, atëherë do të duhet të pritet e hëna për të parë se si do të zgjidhet ngërçi në bashkinë e Himarës.

Jorgo Goro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.