Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hiqej si menaxher i një firme ndërtimi, mashtronte qytetarët se do i punësonte. Ja si u zbulua skema

12:22 / October 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 70-vjeçar krutan kishte shkuar në Mallakastër ku prezantohej si menaxher i një firme ndërtimi dhe i mashtronte qytetarët se do i punësonte.

Sipas burimeve zyrtare, në sajë të operacionit të koduar “Premtimi” është vënë në pranga H.SH. “Pas veprimeve të para hetimore rezultoi se ky shtetas nga data 23.10.2020 deri më datë 27.10.2020, ka mashtruar shumë persona në qytetin e Ballshit duke iu marrë nga një sasi lekësh, me pretendimin se do t’i punësonte”, thotë policia.

Mes të tjerash, policia ka sekuestruar edhe kontrata noteriale me shuma me shuma që varionin nga 1400 euro-10.000 euro të bëra me shtetasit që i kishte mashtruar me premtimin për t’i punësuar.

NJOFTIMI I PLOTE

Mallakastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier.

Prezantohej si menaxher i një firme për ndërtimin e rrugëve dhe mashtronte qytetarë të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do t’i punësonte në firmën e ndërtimit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 70-vjeçari nga Kruja.

Sekuestrohen dokumente, deklarata noteriale dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në qytetin e Ballshit, një shtetas po mashtronte qytetarët duke iu premtuar t’i punësonte në një firmë private kundrejt shumave të ndryshme lekësh, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Premtimi”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Sh., 70 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, i proceduar më parë dy herë për të njëjtën vepër penale (“Mashtrimi”).

Pas veprimeve të para hetimore rezultoi se ky shtetas nga data 23.10.2020 deri më datë 27.10.2020, ka mashtruar shumë persona në qytetin e Ballshit duke iu marrë nga një sasi lekësh, me pretendimin se do t’i punësonte.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga ky shtetas në qytetin e Ballshit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh, dokumente të ndryshme me emrat e personave të mashtruar nga ky shtetas, fotokopje të mjeteve të tyre të identifikimit dhe kontrata noteriale me shuma me shuma që varionin nga 1400 euro-10.000 euro të bëra me shtetasit që i kishte mashtruar me premtimin për t’i punësuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.