Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Hiqej si polic në rrugët e Tiranës, arrestohet 20-vjeçari me uniformë dhe dokumente të falsifikuara

16:20 / November 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 11 02 at 15.53.20 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 20-vjeçar nga Kamza ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit këtë të dielë, më 2 nëntor, pasi mbante dhe përdorte në mënyrë të paligjshme uniformën policore, duke dalë në rrugë i veshur si punonjës policie.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrolleve të zhvilluara në bulevardin “Nënë Tereza” në Tiranë, kanë konstatuar një automjet tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin E. B., 20 vjeç, i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se i riu nuk ishte punonjës policie, ndërsa më pas hetimet u shtrinë edhe në banesën e tij në Kamëz.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një sërë materialesh të dyshuara të falsifikuara dhe pajisje policore, përfshirë:

-4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara;

-1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra;

-1 uniformë të Policisë së Shtetit;

-16 stema dhe grada të ndryshme;

-3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të verifikuar nëse i arrestuari mund të jetë përfshirë në veprimtari të tjera të kundërligjshme, që lidhen me përfitime përmes përdorimit të pajisjeve dhe uniformave policore.

dokumente falsifikuara Polic tiranes uniforme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.