Në shtetin grek duket se pandemia po shkon drejt përfundimit ndërsa mësohet se edhe shpërthimi i fundit i “Omicron 2” është nën kontroll.
Duke marrë parasysh edhe një sërë faktorësh, si kushtet e favorshme epidemiologjike të kombinuara me mbulimin e kënaqshëm me vaksinim të qytetarëve (85% në të rriturit dhe 90% në popullatën mbi 60 vjeç) apo edhe ndryshimi i stinës dhe i motit, u mundësojnë kompetentëve të nisin me vendimet e tyre rikthimin në normalitet. Kjo do të bëhet për të gjithë dhe jo vetëm për ata që janë vaksinuar.
Gjithashtu, kura terapeutike për pacientët me Covid po pasurohet me pilulat antivirale të kompanisë Pfizer – kompania Merck (MSD në Greqi) qarkullon që nga janari i kaluar.
Me të njëjtën procedurë, pra me kërkesë të mjekut përmes një platforme në recetë elektronike, nga sot do të jetë në dispozicion edhe ilaçi i ri antiviral.
Ndërkohë, sipas qeverisë greke, çertifikata e vaksinimit do të mbetet si një dokument i rëndësishëm shëndetësor por jo si pasaportë shëndetësore në fazën tjetër, pra nga prilli e në vazhdim. Duke qenë se certifikata nuk kërkohet më për një sërë aktivitetesh në shumicën e vendeve evropiane, synimi është që Greqia të heqë masat e detyrueshme si për grekët ashtu edhe për turistët.
