Gjëja e parë e bukur e kësaj të mërkure, 11 shtatori 2019 janë një palë këpucë 250 dollarëshe që 18 vite më parë shpëtuan një jetë, atë të Paige Pantezzi.
Në atë kohë 28 vjeçe, prindër italianë, një punë në katin e 43-të të Kullave Binjake.
Atë e quanin Nënta, pasi ishte e përpiktë, por atë ditë doli më herët për të shijuar qiellin e kaltër dhe këpucët e reja. Kur u përplas avioni i parë nuk ngurroi të ikte nga zyra. Ushtrimi i saj ishte të shmangte ashensorin dhe të hiqte këpucët. Iu bind vetëm pjesës së parë të rregullit. Nuk e ndjeu të braktiste këpucët, as ti mbante në dorë, pasi do i duheshin.
Zbriti më ngadalë se të tjerët, por kur dolën të tjerët u dëmtuan nga copat e xhamit, ngadalësuan hapin dhe u ndalën. Një polic i ri u ulëriti të largoheshin. Kështu teksa kulla binte ata që ishin plagosur në këmbë vdiqën. Ditë më pas ajo pa një grua të lutej para fotos së atij polici, që ishte djali i saj, i varur pas një muri.
Nuk i kuptojmë kurrë zgjedhjet e fatit, sepse dikush shpëton dhe dikush vdes. Do të donim një arsye, një moral dhe e kërkojmë direkt pas ngjarjes. Sigurisht që nuk e gjejmë. Arsyet ndërtohen më vonë. Fati të lë këpucët dhe detyra morale është të ecësh në rrugën e duhur.