Saimir Greku doli i gjallë nga rrënojat e pallatit që u shemb në Thumanë, por për shkak të plagëve të mara 31-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.
Nga lëkundjet e fuqishme bashkë me Saimirin humbën jetën dhe prindërit e tij. Për fat të mirë bashkëshortja dhe vajza e të ndjerit nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë.
Gazetari i TvKlan Spartak Koka, bën të ditur se ato ishin në Tiranë tek prindërit e nuses, duke i shpëtuar kështu vdekjes. Sajmiri ka lënë një vajzë të vogël, 1 vjeç e gjysmë dhe bashkëshorten. Ka qenë fat për ta pasi një ditë më parë kishin ardhur në Tiranë, pastaj në Dibër tek prindërit e bashkëshortes dhe kanë shpëtuar. Kemi edhe një material tjetër të të afërmve të Sajmir Grekut të cilët thonë se Zoti bëri mrekulli, të paktën nuk i mori gocën Saimirit. Ishte fat që goca e vogël nuk u ndodh në banesë në momentin e fundit”, tha Koka në emisionin “Rudina”.