Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Histori shqiptare, dhëndri i kërkon 10 mijë eurot, gjyshi i nuses: Unë i kam ngrënë ato para’

19:51 / January 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klitoni hairi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, është bërë Klintoni dhe Hairi. Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit i cili e ka thirrur në këtë seancë ndërmjetësimi për t’i kërkuar 10 mijë eurot që ia ka marrë para 7 vitesh në këmbim të një toke. Ajo tokë doli me probleme dhe Klintoni nuk ka as tokën dhe as paratë.

Klitoni: Unë kam sjellë gjyshin e nuses time se kam marrë një tokë tek ai dhe kam 7-8 vite që më gënjen për tokën dhe lekët nuk po mi kthen mbrapa.

Eni Çobani: Pse të gënjen gjyshi dhe pse vajtët tek gjyshi për këtë tokë?

Klitoni: Vajta tek gjyshi me nusen dhe fëmijët, hëngrëm drekë, biseduam e tha kam një tokë për të shitur.

Hairi: Nuk ka turp ai. Kur mori tokën time pa tapinë pa dhe vendin atje, pavarësisht se mua ma zuri çuni i xhaxhait, unë çfarë të bëja?

Klitoni: Çfarë faji kam unë, unë të kam dhënë lekët.

Hairi: Ti më kërkon lekët, me ke prishur me mbesën, nipërit, me çupat edhe me dhëndrin, o maskara.

Klitoni: Të kam dhënë 10 mijë euro.

Hairi: E ke parë tapinë? Ai mund të më nxjerrë nga shtëpia mua.

Klitoni: Po çfarë faji kam unë. O zotëri unë dua lekët.

Hairi: Çfarë lekësh, ku kam lekë të të jap unë ty?

Klitoni: Mua më pëlqeu toka, diskutuam për pazarin dhe ramë dakort për 10 mijë euro, pa dokumente, me mirëbesim sepse është gjyshi i nuses. Tani po bëj 8 vite që po pres dhe as lekë mbrapa as tokë.

Hairi: Ore çfarë leku do, çfarë toke do? Unë nga ty u detyrova ta hedh në gjyq në rrethin e Fierit dhe e fitova gjyqin.

Eni Çobani: Në momentin që këtij djali i tregove tokën, e kishe me probleme?

Hairi: Kur ia dhashë tokën këtij, me probleme ishte.

Eni Çobani: E dinte ky që ishte me probleme?

Hairi: Jo nuk e dinte.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk ia the ti? Të dha 10 mijë euro.

Hairi: Ia dhashë sepse e dija që kisha tapinë.

Ardit Gjebrea: Po ato 10 mijë euro çfarë i bëre?

Hairi: 10 mijë euro ikën, ne fukarenj, jo i hëngra, jo bridh nga gjykatat. Po bën që në vitin 2013 kjo punë. Djali i xhaxhait tim humbi në Gjykatën e Rrethit të Fierit, fuste gruan e thoshte që ky më kërcënon, ky më rreh, më bën këtë, këtë. Më morën në komisariat zbathur, në gënjej jam burri më i poshtër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.